2009-06-02 16:25:37

Spitali Pediatrik i Vatikanit në Romë "Bambin Gesù" mbush 140 vjet.


(02.06.2009 RV)Do të jenë notat e violinistes ruse Natasha Korsakova, mbesë e kompozitorit Nikolla Rimski Korsakov, që do të hapin nesër më 3 qershor, në orën 19.30 festimet për nder të 140-vjetorit të spitalit "Bambin Gesù"-"Jezusi Foshnje" të Vatikanit në Romë, në Kapitol, në sheshin para Bashkisë së kryeqytetit italian. Në ceremoni do të jenë të pranishëm presidenti i republikës italiane Xhorxho Napolitano, Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Tarçizio Bertone, Kryetari i Bashkisë së Romës, Xhani Alemano si edhe presidenti i spitalit "Jezusi Foshnje", Xhuzepe Profiti. Koncerti titulluar “Nota Shprese” është organizuar nga Bashkia e Romës dhe përfaqëson falenderimin e të gjithë kryeqytetit për këtë instucion kaq të rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e vogëlushve jo vetëm italianë por edhe nga e gjithë bota. E në fakt të shumtë janë fëmijët shqiptarë që janë mjekuar këtu e kanë gjetur jo vetëm kurat e përshtatshme por edhe përkujdesjen e të gjithë personelit mjekësor.







All the contents on this site are copyrighted ©.