2009-06-02 17:48:13

Papa lutet për viktimat e avionit të rënë në Atlantik


(02.06.2009 RV)Janë gjetur disa pjesë të avionit francez, që dje u zhduk në oqeanin Atlantik, sëbashku me 228 udhëtarët. Gjithsesi, kërkimet vazhdojnë. Papa Benedikti XVI u shprehu sot ngushëllimet familjarëve të viktimave me anë të një telegrami, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Tarçizio Bertone. Ati i Shenjtë shpreh afërsinë e tij shpirtërore me të gjithë ata që janë sprovuar rëndë nga kjo tragjedi dhe ia beson viktimat Mëshirës Hyjnore. Udhëtarrët kishin 32 kombësi të ndryshme e shumica e tyre ishin francezë, brazilianë e gjermanë. Avioni i kompanisë Air France u zhduk dje nga radarët rreth orës 4.15 të mëngjesit, pasi kishte lënë Rio de Zhaneiron për të shkuar drejt Parisit.







All the contents on this site are copyrighted ©.