2009-06-02 16:32:17

Më 4 qershor në Asizi, do të zgjidhet Ministri i ri i Përgjithshëm i Urdhërit të Fretërve të Vegjël.


(02.06.2009 RV)Me datën 4 qershor në Asizi, Etërit Françeskanë, mbledhur për Kapitullin e Përgjithshëm të Rregullit, do të zgjedhin Ministrin e tyre të ri të Përgjithshëm, pra Eprorin e ri të Përgjithshëm. Me këtë rast Papa Benedikti XVI emëroi kardinalin Zhozè Saraiva Martins, prefekt nderi i Kongregatës së Çështjeve të Shenjtërve, të dërguar të tij të posaçëm për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe për familjen françeskane e për të udhequr mbledhjen e zgjedhjes së Ministrit të ri të Përgjithshëm të Urdhërit Françeskan të Fretërve të Vegjël.







All the contents on this site are copyrighted ©.