2009-06-02 17:48:43

Koreja e Veriut do të provojë një raketë me rreze të mesme veprimi


(02.06.2009 RV)Koreja e Veriut ka filluar përgatitjet për hedhjen e një rakete me rreze të mesme veprimi, pas provës me atë interkontinentale në prill e testin atomik të javës së kaluar. Gjendja, pas luftës ndërmjet Koreve, nuk ka arritur kurrë deri në këtë pikë.
Zgjati vetëm pak orë sekuestrimi i dhjetra studentëve dje në Pakistan, në duart e talebanëve sëbashku me mësuesit. Sipas një zëdhënësi ushtarak, janë liruar rreth 80 vetë, pas ndeshjesh të ashpra me armë. Por një burim tjetër, sinjalizon se lirimi i pengjeve është bërë me ndërhyrjen e këshillit të pleqve të zonës.







All the contents on this site are copyrighted ©.