2009-06-01 16:39:01

Maqedonia kërkon negociata me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.


(01.6.2009 RV)Maqedonia është e përgatitur të vazhdoje negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Kështu u shpreh kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili theksoi se nëse do te ketë kompromis mes palëve për emrin, ne fund do te jete populli ai qe do te vendose.
“Maqedonia është duke dhënë maksimumin për të gjetur nje zgjidhje për emrin e cila nuk do të jetë në dëm të interesave kombëtarë dhe shtetërorë. Nëse arrihet kompromis, atëherë do te organizohet referendum në të cilin do të shprehen qytetarët e Republikës së Maqedonisë", u shpreh Gruevski.







All the contents on this site are copyrighted ©.