2009-06-01 15:25:43

Dialogu ndërmjet të krishterëve e kontributi i Kishës në shoqëri, në audiencën e Papës me Presidentin e Ukrainës, Jushenko.


(01.05.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë, Presidentin e Ukrainës, Viktor Jushenko, me bashkëshorten e grupin shoqërues. Gjatë bisedimeve të përzemërta – lexohet në komunikatën e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit – u shkëmbyen kryesisht mendime për situatën ndërkombëtare. Përsa u përket problemeve me interes dypalësh, u kujtuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Ukrainës e Selisë së Shenjtë si dhe disa perspektiva për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore e shoqërore. Duke shprehur vullnetin e mirë për të gjetur rrugëzgjidhje të drejta lidhur me çështjet akoma të hapura ndërmjet Shtetit e Kishës – nënvizon nota – u theksua edhe kontributi që ka dhënë Kisha katolike në shoqërinë ukrainase për edukimin me vlerat e krishtera dhe përhapjen e tyre. Së fundi u ripohua rëndësia e dialogut ndërmjet të krishterëve për promovimin e bashkimit, në frymën e respektit.
Më pas Presidenti Jushenko, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme ad interim, Volodimir Kandogiu, u takua me kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit e me imzot Dominik Mambertì, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.