2009-05-31 18:13:46

Sot, Dita botërore pa duhan!


(31.05.2009 RV)Çdo gjashtë sekonda dikush vdes nga sëmundjet, që lidhen me duhanin, e brenda vitit 2030, vdekjet mund të arrijnë shifrën 8 milion njerëz në vit. Këtë denoncon Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e Ditës së sotme botërore pa duhan, me temë “Paralajmërime shëndetësore për duhanin”. Në shumë qytete të botës u shpërndanë doracakë mbi dëmet e duhanit e mbi rrugët që mund të ndiqen për ta lënë. Mbi të gjitha, duhani lihet me vullnet! Përndryshe, rreziku i vdekjes është tepër konkret. Këtë thekson, në mikrofonin tonë, doktor Xhakomo Mangjiaraçina, drejtor shkencor i fushës së tabakizmit, pranë Lidhjes italiane kundër tumoreve:

Përgjigje: - Në Itali llogaritet se në vitin 2008, së paku një gjysëm milioni njerëz e kanë lënë duhanin. Kështu numri i atyre që vijojnë ta tymojnë, është pakësuar nga 12 milion, në 11 milion e gjysëm. 80% e të rinjve bën provën e parë të tymosjes, por vetëm një ndër katër vijon të tymojë për një kohë të gjatë, ose për gjithë jetën, që kështu, natyrisht, shkurtohet ndjeshëm.

Pyetje: - Bëhen paralajmërime mbi rreziqet e duhanit?

Përgjigje: - Paralajmërohen me shkrim mbi paketën e cigareve, por sot, me sa duket, kjo nuk bën më aq pështypje. Prandaj në këtë Ditë botërore pa duhan, Organizata Botërore e Shëndetësisë i nxit kombet të përdorin edhe figura e jo vetëm fjalë, që paralajmërojnë se duhani është i keq. Figura të bën jo vetëm ta kuptosh, por edhe ta shikosh këtë të keqe.

Përgjigje: - Ç’pritet nga Dita pa duhan?

Përgjigje: - Presim që të flasin mjetet e komunikimit. Dëshiroj të tregoj dy elemente: kur thithet tymi i duhanit, thithen edhe pestcidet që përdoren, shpesh pa kurrfarë kriteri, në plantacionet e duhanit. E duhet kujtuar edhe se duhani është radioaktiv. Është bimë, që e varfëron tokën, prandaj duhet ushqyer me fosfate, që janë radioaktive. E një pjesë e tyre kalon te duhani. Në çastin kur ndizet cigarja e temperatura shkon në 800 gradë-centigradë, poloni-210 kalon në fazën e gaztë. E shkon të depozitohet në mushkëri. Me një fjalë mund të themi se mushkëritë e njerëzve që thithin duhan, janë radiokative.







All the contents on this site are copyrighted ©.