2009-05-31 17:25:32

Shenjtorët e javës


(31.05.2009 RV)RealAudioMP3 Sot më 31 maj, Kisha katolike kremtoi të Dielën e solemnitetit të Rrëshajëve që bie 50 ditë pas festës së Pashkëve. E po kujtojmë se Festa e Rrëshajëve shënon ditëlindjen e Kishës së Krishtit Zot e Shëlbues.
Po këtë të diele më 31 maj bie edhe festa e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës, kjo festë njihet me emrin Pasia e Virgjërës Mari. Nga ngjarja që përkujton kjo festë lind kënga ‘Magnificat’, ‘Madhërimi’ që i thur lavde dhe madhëron të Gjithëpushtetshmin Zot për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet.
Sot është dita e fundit e majit, kushtuar Zojës së Bekuar, që kremtohet në të gjitha Kishat katolike të botës.
Nesër e hënë më 1 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Justinin, filozof e martir. Liturgjia e ditës rrëfen se vetëm njeriu i drejtë i jep lavde Hyjit. Bakëqijtë e të mbrapshtit e vreshtës së shëmbëlltyrës ungjillore përfaqësojnë, përkundrazi, ata që duke keqpërdorur postin e rolin e tyre pranë popullit të Hyjit nuk mund ta lëvdojnë Atë
 
Të martën e ardhshme më 2 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Marçelini, meshtar; Shën Pjetri ezorçist e Shën Eugjeni I, papë.
Liturgjia e kësaj dite kujton se vepra shëlbuese e Jezusit në dobi të mbarë njerëzimit është një mrekulli, të cilën e shikojnë të gjithë ata, që kanë sy për të parë shenjat e kohëve.
Të mërkurën më 3 qershor, kalendari liturgji përkujton festën e Shën Karl Lvangës e shokëve të tij, martirë të Ugandës dhe e Shën Klotildes, mbretëreshë e frankëve.
Në një liturgji të vetme shenjtorët e Kishës katolike që u flijuan në mënyra të ndryshme e në vende të ndryshme, i bashkon një frymëzim i vetëm e një dëshmi e vetme: shërbimi e dashuria ndaj Krishti e njeriut.
 
Të enjten më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Françesk Karaçolon, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe Shën Kuirinin, martir. Liturgjia e kësaj dite na kujtojnë se i krishteri nuk duhet të harrojë t’i lartojë Zotit lutjen e përditshme, me besim të plotë se vdekja nuk do ta thotë kurrë fjalën e fundit! Zoti na jep shpresën e sigurtë se do të gëzojmë, bashkë me të, në lumturinë e amshuar.
 
Të premten më 5 qershor sipas kalendari kishtar do të kremtohet Shën Bonifaci, ipeshkëv e martir, pajtor i Gjermanisë. Liturgjia në këtë ditë na kujton se dashuria për Hyjin shprehet konkretisht në dashurinë për të afërmin, të cilin duhet ta duam si vetveten. Duhet të kujtojmë pra, se Hyji, vetvetja e të tjerët janë tri mundësi, që mund t’i shfrytëzojmë për të dëshmuar se jemi krijesa të reja në Krishtin.
 
Të shtunën e ardhshme më 6 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i kanonikëve Rregulltarë Premostratens; Shenjtorët Artemin e Paolinen, martirë dhe Shën Klaudion, abat e ipeshkëv. Këta na na kujtojnë se ligji i Zotit është burim i paqes!
 
Të dielën e ardhshme më 7 qershor, kisha do të kremtojë solemnitetin e Trinisë Shenjte e po të dielën më 7 qershor bie edhe festa e Shën Anton Maria Gjanelit, ipeshkëv i Bobios, themelues i Bijave të Marisë. Liturgjia e festës na nxit të reflektojmë se nuk ka rëndësi sasia, po cilësia e dhuratave që bëjmë. E kjo e fundit varet nga zemra. Vejusha lë në thesarin e tempullit më shumë se të gjithë, sepse zemra e saj di të dojë me fund.







All the contents on this site are copyrighted ©.