2009-05-31 17:23:45

Përfundimi i muajit të Zojës ndër shqiptarë


(31.05.2009 RV)Kujtojmë se dita e fundit e muajit të Zojës u kremtua në qindra kisha e kapela, kushtuar Nënës së Krishtit në të katër anët e botës, edhe në Shqipëri e në Kosovë, posaçërisht në shenjtëroret kombëtare të Zojës së Këshillit të Mirë rrëzë Kështjellës Rozafa e në shenjtëroren e mirënjohur të Zojës në Letnicë.

Një kremtim prekës ishte edhe ai i mbajtur në Gjenacan, ku u takuan përsëri shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës.
Sivjet liturgjinë eukaristike dhe lutjen drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë, e kryesoi një frat i ri françeskan, Atë Aurel Gjerkaj, i sapo diplomuar në Universitetin ‘Antonianum’ të Romës, gati për t’u rikthyer në Atdhe e për të vijuar traditën e lumnueshme të sivëllezërve të tij martirë. Simbol i gjallë përtëritjes e i shpresave të reja për ardhmërinë e Shqipërisë e të Kishës, që i shërben popullit shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.