2009-05-29 19:17:40

Shtegtimi tradicional i shqiptarëve tek Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan.


(29.05.2009 RV)Pasnesër, më 31 maj, në Gjenacan do të takohen përsëri shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës.
Sivjet liturgjinë eukaristike, që do të fillojë në orën 11.00 dhe lutjen drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë, do ta kryesojë një frat i ri françeskan, Atë Aurel Gjerkaj, i sapo diplomuar në Universitetin ‘Antonianum’ të Romës, gati për t’u rikthyer në Atdhe e për të vijuar traditën e lumnueshme të sivëllezërve të tij martirë. Simbol i gjallë përtëritjes e i shpresave të reja për ardhmërinë e Shqipërisë e të Kishës, që i shërben popullit shqiptar.
Për hollësira mund t’i drejtoheni dom Pasquale Ferraro: Tel. 06.64491839 – Cell. 340.5246230; p.ferraro5@libero.it







All the contents on this site are copyrighted ©.