2009-05-29 17:21:38

Në Shqipëri fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e përcaktuar sot nga KQZ.


(29.5.2009 RV)Ndonëse fushata ka filluar që prej dy muajsh, në Shqipëri fillimi zyrtar i fushatës u përcaktua sot nga Kodi Zgjedhor, 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Sot, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka uruar partitë për një fushatë të qetë, duke nënvizuar se të gjitha palët duhet të përpiqen për të arritur standardet e zgjedhjeve. “Fushata të mbyllet, ashtu si nis, me festë”,theksoi Ristani në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e me këto zgjedhje Shqipëria t’i japë fund tranzicionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.