2009-05-29 17:22:53

Në luftimet në Afganistanit, vriten 35 militantë.Në Sri Lankë vriten mbi 20 mijë civilë tamilë


(29.5.2009 RV) Forcat amerikane kanë bërë të ditur sot se një patrullë ushtarake amerikane dhe e armatës afgane ka vrarë 35 militantë në provincën Zabul, në lindje të Afganistanit, pas një sulmi kundër një autokolone. Dhuna në Afganistan, në kufi me Pakistanin, ka arritur nivelin më të lartë që kur trupat amerikane përmbysen talebanët më 2001.
Në Sri Lankë vriten mbi 20 mijë civilë tamilë në ditët përfundimtare të operacionit për të mposhtur kryengritësit në Sri Lankë, ka bërë të ditur sot gazeta britanike ‘Tajms’. Gazeta citon dokumentet sekrete të Kombeve të Bashkuara se bilanci i vdekjeve të civilëve ishte një mijë civilë të vrarë në ditë deri më 19 maj, kur u vra lideri i Tigrave të Tamilit. Por ky bilanc mund të jetë edhe më i lartë, përfundon gazeta.







All the contents on this site are copyrighted ©.