2009-05-28 19:05:52

Një teolog katolikë emërohet ambasador i ri i SHBA-së pranë Selisë së Shenjtë


(28.5.2009 RV)Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka shpallur emërimin e Miguel H. Diaz, teolog katolikë me origjinë nga Kuba, si ambasador të Amerikës pranë Selisë së Shenjtë. Emërimi, që duhet të miratohet nga Senati, është shpallur zyrtarisht dje nga Shtëpia e Bardhë.
Miguel Diaz, 45 vjeçar, është bir i një kamerieri e një punonjëse në një central telefoni, është profesor teologjie në Universitetin e Shën Gjonit e në Kolegjin e Shën Benediktit në Minesota të Amerikës. Diaz, që flet anglisht, spanjisht e italisht, ka lindur në Havanë. Botimet e tij kanë marr vlerësime të shumta akademike, përfshirë edhe çmimin e librit të vitit nga ana e Seminarit Teologjik të Princetonit. Ka qenë edhe president i Akademisë Teologjike të katolikëve të gjuhës spanjolle në SHBA.
Ambasadori i ri Amerikanë pranë Selisë së Shenjtë është njohës i mirë i SHBA-së dhe i Kishës katolike, tha Nunci Apostolik në Amerikë, imzot Sambi.







All the contents on this site are copyrighted ©.