2009-05-27 17:45:34

Presidenti i Kosovës nesër në Shkup, polemikë rreth ceremonisë zyrtare për vizitën e Sejdiut.


(27.5.2009 RV)Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të vizitojë nesër Shkupin zyrtar. “Dua të besoj se vizita do të realizohet në cilësi zyrtare. Çdo qasje tjetër do të jetë jashtë asaj që ne kemi në objektiv. Jemi plotësisht të angazhuar për raportet më të mira të mundshme me të gjitha vendet e rajonit”, tha Sejdiu.
“Në këtë takim të parë, të dy presidentët pritet të japin sinjale inkurajimi e të demonstrojnë raporte të mira mes dy vendeve, por nuk mund të vendosin për datën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pasi kjo është çështje teknike, për të cilën presidentët nuk kanë kompetenca”, ka njoftuar kabineti i kryetarit te Maqedonisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.