2009-05-27 17:45:17

Mianmar: Obama, të lirohet menjëherë e pa kushte Aung San Su Çi


(27.05.2009 RV)Mbajtja në burg e Çmimit Nobel për paqen, birmanes Aung San Su Çi është arbitrare dhe e pajustifikuar. Kështu përfundon një raport i OKB-së për çështjen e disidentes së Mianmarit, e cila u pyet edhe sot në procesin që e akuzon se ka thyer arrestin shtëpiak, duke folur me një amerikan.
Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi sot lirimin e saj të menjëhershëm e pa kushte. “Burgimi i vazhdueshëm i Aung San Su Çi, izolimi dhe procesi i saj farsë, bazuar mbi akuza të gënjeshtërta, zgjojnë dyshime serioze për vullnetin e regjimit birman që të bëhet anëtar i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.