2009-05-27 17:44:07

Alarm i ri për bashkësinë e krishterë të Irakut


(27.05.2009 RV)RealAudioMP3 Ipeshkvijtë kaldej të Irakut denoncojnë se që prej dy javësh, disa persona kontaktojnë familjet e krishtera të Bagdadit dhe duke u premtuar atyre subvenzionime e dhurata, u marrin të dhëna anagrafike për një përdorim jo të qartë. Cila është frika pas këtyre veprimeve? Të dëgjojmë don Renato Sakon e Pax Christit, shpesh me mision në Irak:
Shpresojmë asgjë të keqe, sigurisht që nëse përshkojmë këto vite, na bëjnë të mendojmë për njerëz vërtet të martirizuar: lufta me Iranin, embargoja, lufta e parë e Gjirit Persik, lufta e dytë e Gjirit, armët me uranium, refugjatët e kështu me radhë. Duket sikur të gjithë e kanë me të krishterët, prandaj ata kanë parë keq e më keq. Edhe kur, nganjëherë, duket sikur ka pak qetësi, fillojnë atentatet e rrëmbimet. E tani edhe kjo formë, që nuk jam në gjendje ta vlerësoj akoma.
Cilat janë hipotezat?
Nga ajo më e shëmtuara, që mund të jetë skedimi, kontrolli, tek ajo më pak e rënda, por gjithsesi e rrezikshme, që mund të jetë një mënyrë për të gënjyer njerëzit. Shpresoj që të bëjë hetime edhe qeveria. Sigurisht që veprime si këto që po bëhen, janë të dyshimta, pasi duket se bëhen enkas për të krishterët, për pakicat. U duhet kushtuar kujdes pakicave, jo vetëm të krishterëve. Gjithsesi, siç tha Papa në udhëtimin e tij të fundit, duhen ndërtuar ura e jo mure.







All the contents on this site are copyrighted ©.