2009-05-26 16:56:07

SHBA: Sotomajor emërohet gjyqtare e re në Gjykatën Supreme


(26.05.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama emëroi Sonia Sotomajor të Gjykatës Federale të Apelit, gjyqtare të re të Gjykatës Supreme. Kështu deklaruan për shtypin burime zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, të cilat ishin informuar për këtë emërim vetëm sot paradite, pak orë përpara bërjes publike të tij.
Në rast se emërimi i saj do të ratifikohej nga Senati, atëherë Sotomajor, 54-vjeçare, do të ishte gjyqtarja e parë me origjinë latinoamerikane që do të punonte në këtë institucion.







All the contents on this site are copyrighted ©.