2009-05-26 16:26:38

Konferenca ipeshkvnore Italiane shpreh mospajtim me politikat e ndjekura ndaj emigracionit klandestin.


(26.05.2009 RV)RealAudioMP3 “Emigracioni është një realitet i çrregullt: nëse nuk qeveriset atëherë të kthehet kundra. Dhe përgjigja nuk mund të jetë thjeshtë e një natyre të rendit publik, edhe pse është e nevojshme të vihen në dukje të drejtat dhe detyrat, pa parashikuar lëshime në emër të një multikulturalizmi të keqinterpretuar”. Këto theksoi dje ndërmjet të tjerash, Kardinali Anxhelo Banjasko, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane gjatë hapjes së asamblesë së 59 të përgjithshme të Konferencës.
Sipas Kardinal Banjaskos krejt shoqëria duhet t’i bëjë pyetje vetes se çfarë po bëjmë për integrimin e vërtetë të emigrantëve. “Natyrisht është e rëndësishme vendi i punës dhe një vendbanim i denjtë, por e gjithë kjo, edhe atëherë kur sigurohet nuk është e mjaftueshme.” vazhdoi në fjalën e tij Kardinali Anxhelo Banjasko.







All the contents on this site are copyrighted ©.