2009-05-25 18:05:24

Vdiq Atë Venger, i vetmi gazetar në Koncilin II të Vatikanit.


(25.05.2009 RV) RealAudioMP3 Atë Antuën Venger, i vetmi gazetar dëshmitar pamor i Koncilit II të Vatikanit, ndërroi jetë të premten e kaluar, në moshën 89 vjeçare. Lajmin e dha sot Salla e Shtypit e Vatikanit, duke saktësuar se Mesha e dritës do të kremtohet të mërkurën e ardhshme, më 27 maj, në Lorgë dâ lë Var, në jug të Francës.
Atë Venger, lindur më 1919 në një familje punëtorësh të Alsasës, studioi në një institut rregulltar. Më 1943 u shugurua meshtar e iu kushtua kërkimeve shkencore historike dhe teologjike.
Në vitin 1957 u emërua kryeredaktor i së përditshmes katolike franceze ‘La Croix’(La Krua). Me këtë detyrë Pali VI e ftoi të marrë pjesë në seancat e Koncilit II të Vatikanit. Ishte i vetmi gazetar i pranishëm në ngjarjen, që shënoi kthesën e madhe në jetën e Kishës katolike, për të cilën la një sërë kronikash, të gjitha pikë referimi për studiuesit.
Pas kësaj përvoje, qe dëshmitar i drejtpërdrejtë i çasteve tejet të rëndësishme për historinë e Kishës katolike, që nga misionet në Kinë, tek marrëdhëniet ndërmjet Vatikanit e Kishës ortodokse ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.