2009-05-25 18:13:24

Rritet dhuna në Somali


(25.05.2009 RV)Në Somali kanë rifilluar ndeshjet me armë ndërmjet ushtarëve të qeverisë së moderuar të tranzicionit dhe milicive radikale islamike. Teatër i ndeshjeve është sidomos kryeqyteti Mogadisho, i cili nga një moment në tjetrin mund të bjerë në duart e rebelëve. Në dy javë regjistrohen rreth 200 të vdekur e 700 të plagosur. Mbi zhvillimet e fundit, të dëgjojmë ish-përgjegjësin e qeverisë italiane për procesin e paqes në Somali, Mario Rafaeli:
Situata është e vështirë, sepse pjesa radikale e opozitës islamike, po përpiqet, me të gjitha mënyrat, të pengojë konsolidimin e qeverisë së re, të lindur pas marrëveshjes së Xhibutit, nën udhëheqjen e njërit prej krerëve të kohortave islamike të kohës kur ato kontrollonin Mogadishon. Kohët e fundit, Komisioni për paqen dhe sigurinë e Bashkimit Afrikan e ka akuzuar hapur edhe Eritrenë se mbështet radikalët. Është e rëndësishme që të bëhen hapa të tjerë pas të parit, që formoi qeverinë islamike të moderuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.