2009-05-25 18:13:09

Në Pakistan, 2,4 milion refugjatë


(25.05.2009 RV)Ofensiva ushtarake e Pakistanit kundër talebanëve, që ka filluar në muajin maj, ka shkaktuar deri tani së paku 2,4 milion refugjatë. Të dhënat janë të OKB-së e të qeverisë së Islamabadit. Të shpërngulurit vijnë nga zonat e Louer Dir, Buner dhe Suat, ku ndeshjet ndërmjet forcave të rregullta dhe fondamentalistëve islamikë janë më të ashpra. Në luginën e Suatit mendohet se ndodhet edhe përgjegjësi i atentatit, që shkaktoi vdekjen e Benazir Butos.







All the contents on this site are copyrighted ©.