Sekretari i shtetit britanik Uoduord fton Papën të vizitojë Irlandën e Veriut.
(21.05.2009 RV)Një vizitë e Benediktit
XVI në Irlandën e Veriut do të ishte një mënyrë “për të kremtuar rezultatet e arritura
me procesin e paqës” si edhe një mënyrë të për nënvizuar “aftësinë e ndërsjellë për
mirëkuptim” ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. “Prandaj edhe e presim së shpejti”.
Ky qe urimi i Shon Uoduord, sekretar i shtetit britanik për Irlandën e veriut, cili
foli gjatë një takimi për pajtimin në vend, takim ky qe ishte organizuar nga Bashkësia
e Shën Egjidit në Romë. Uoduord, i cili sot paradite, u prit në audiencë nga Benedikti
XVI, i përsëriti Papës ftesën për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Po të njëjtën
ftesë i kanë bërë Papës edhe kryeministri Gordon Braun dhe princi Karl. “Ndonëse
e di mirë se ky vendim i përket Vatikanit, - shtoi sekretari i shtetit britanik Uoduord
- ëndrra ime është që ai të vijë sa më parë. Vizita e tij do të ishte një mesazh për
të gjitha konfliktet në botë, domethënë se paqja është e mundur”.