Fëmijët e bashkësisë së Shëna Ndout ne Prishtinë marrin Kungimin e Parë
(21.5.2009 RV)Të ecësh gjurmëve të Krishtit e ta takosh Shëlbuesin në Eukaristi,
ky është qëllimi i çdo të krishteri e posaçërisht i atyre që ushqehen për herë të
parë me Kungimin e Shenjtë, kështu tha prifti i Prishtinës në festën e fëmijëve të
bashkësisë kishtare të Shëna Ndout që morën Kungimin e Parë. Ndërsa në të gjitha Kishat
e Kosovës, në këtë muaj maj kushtuar Zojës Bekuar, vazhdon përshpirtëria e besimtarëve
ndaj Nënës Qiellore. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..........