2009-05-20 17:28:12

Imzot Marketo në Konferencën "Me dinjitetin nuk bëhet trafik"


(20.05.2009 RV)RealAudioMP3 “Me dinjitetin nuk bëhet trafik”: kjo është parrulla e Konferencës së zhvilluar sot në Pallatin Marini të Romës, e cila i kushtohej dramës në rritje të trafikut të qenieve njerëzore dhe të prostitucionit. Takimi u organizua nga bashkësia “Gjoni XXIII”, me pjesëmarrjen e kryeipeshkvit Agostino Marketo, sekretar i Këshillit Papnor për emigrantët.
“Një nga fenomenet më të turpshme të epokës sonë”, trafiku i personave – denoncoi imzot Marketo – është një krim i urryer i favorizuar nga varfëria, nga prapambetja shoqëroro-kulturore, nga mosnjohja e të drejtave të njeriut, nga konfliktet e armatosura dhe nga mungesa e ligjeve. Por edhe pamundësia për të ardhur rregullisht në vendet perëndimore – vazhdoi prelati – i shtyn shumë emigrantë të kërkojnë rrugë të jashtëligjshme. Nuk ekzistojnë zgjidhje të lehta, nënvizoi sekretari i Dikasterit vatikanas për emigrantët, duke uruar ligje dhe vendime që të veprojnë në interes të viktimave nga njëra anë, por edhe të dënojnë ata që përfitojnë nga situata në anën tjetër.








All the contents on this site are copyrighted ©.