2009-05-19 17:40:17

Nisën bisedimet ruso-amerikane për çarmatimin.


(19.05.2009 RV)Nisi formalisht në Moskë rruga e gjatë drejt çarmatimit. Pas kontaktit të parë në Romë, gjatë prillit të shkuar, SHBA dhe Rusia filluan kështu raundin e parë të bisedimeve që mbase do të çojë në një traktat të ri të reduktimit të armëve strategjike. Qëllimi është që brenda pesë muajsh të përpilohet një plan, që do të zëvendësojë Traktatin Start, që ka njëzet vjet e që skadon më 5 dhjetor.
Në Moskë u takuan Anatolij Antonov, drejtori i Departamentit për Sigurinë dhe çarmatimin të Rusisë, dhe Rozë Gotmyler, ndihmëse e sekretares së shtetit. Ky takim i paraprin takimit të nivelit të lartë ndërmjet presidentit Obama dhe atij rus Medvedev.







All the contents on this site are copyrighted ©.