2009-05-19 15:45:41

Kardinali Toran në Aman për t’u takuar me botën myslimane.


(18.05.2009 RV)Kardinali Toran në Aman për t’u takuar me botën myslimane.
Filluan dje në Aman të Jordanisë, bisedimet e organizuara nga Instituti mbretëror i studimeve fetare (Royal Institute for Inter-Faith Studies) dhe Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar. Delegacioni i Selisë së Shenjtë kryesohet nga kardinali Zhan-Lui Toran. Takimi i rëndësishëm, i përqendruar tek tema “Feja dhe shoqëria civile” në fillim u ndalua tek një panoramikë e përgjithshme kushtuar shoqërisë e kulturës myslimane e asaj të krishterë. Më pas pjesëmarrësit në takim do të shkëmbejnë mendime mbi lidhjet ndërmjet historisë së feve, shoqërisë civile e mendimit filozofik. Më pas do të flitet për fenë e shoqërinë civile në botën moderne e në traditat e ndryshme fetare. Nesër në përfundim të bisedimeve, parashikohet botimi i një komunikate të përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.