2009-05-19 15:44:55

Benedikti XVI takoi presidentin e Polonisë


(19.05.2009 RV)Papa Benedikti XVI priti dje pasdite në Vatikan presidentin e Polonisë, Leh Kaçinski, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me shtetet, mons. Dominik Mambertì. Siç referon Salla e Shtypit, në një komunikatë, gjatë bisedimeve të përzemërta, Kaçinski “falenderoi Atin e Shenjtë për kujdesin që i është rezervuar gjithnjë Polonisë”. Në takim u fol për disa çështje dypalëshe dhe rajonale, për të cilat qëndrimi i Selisë së Shenjtë është i ngjashëm me atë të Polonisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.