2009-05-18 17:56:01

Sri Lanka: gjendje emergjence pas luftës


(18.05.2009 RV)Kreu i ushtrisë srilankeze shpalli fundin e operacioneve kundër Tigrave tamil, duke siguruar se rebelët separatistë janë mundur krejtësisht e se kontrolli i ishullit nga ana e qeverisë është i plotë. Është vrarë edhe kreu historik i Tigrave, Prabhakaran. Përfundoi kështu zyrtarisht konflikti, që zgjati 26 vjet, por akoma duhet përballuar emergjenca e rëndë humanitare, që lanë luftimet e fundit. Mëse 250 mijë vetë janë larguar nga shtëpitë në zonat e luftimit dhe ndodhen aktualisht në kampe refugjatësh, në kushte shumë të këqia.







All the contents on this site are copyrighted ©.