2009-05-16 16:06:14

Papa lë mesazhin e shpresës se paqja në Tokën Shenjte nuk është utopi. Me ne, Patriku Fuad Tual dhe atë Pierbatista Picabala.


(17.05.2009 RV)RealAudioMP3 Por cili është mesazhi që Papa la në Tokën Shenjte e si e përjetuan njerëzit e saj, ata që jetojnë gjithnjë, me vetëdijen se nuk mund të qëndrohet në këto troje pa peshën e kryqit. Të dëgjojmë Patrikun latin të Jeruzalemit, Fuad Tual:
Lë një mesazh shprese. Nuk duhet të presim mrekulli, pas nisjes së tij, por ai ka mbjellë shumë, e na takon ne t’i japim Zotit kohën dhe momentin për të korrur atë që kemi mbjellë, të gjithë sëbashku. Kontaktet e Papës me Kishën lokale e me autoritetet civile, për mua, ishin shumë pozitive. La shpresë për të gjithë, si në Jordani, ashtu edhe në Izrael e Betlehem. Pastaj, takimi formal me kryeministrin Netanijahu preku argumenta që kanë të bëjnë me jetën e Kishës lokale. Për ne është e domosdoshme e jemi gjithnjë në pritje, me shpresë.
RealAudioMP3 Çfarë mund të ndryshojë pas vizitës së Benediktit XVI në Tokën Shenjte? Përgjigjet Rojtari i Tokës Shenjte, atë Pierbatista Picabala:
Paqja e vërtetë këtu do të kërkojë me siguri shumë kohë. Ajo paqe bazohet mbi integritetin, mbi dinjitetin e personave, mbi marrëdhëniet absolutisht të lira, mbi besimin. Kjo do të kërkojë shumë kohë, por duhet ta përgatisim. Këto shenja, këto gjeste, vizita e Papës, për shembull, janë etapa të rëndësishme që tregojnë se ku duhet të shkojmë e sidomos, na tregojnë se paqja është e mundur: nuk është ëndërr, as utopi, por nëse e duam mund të bëhet realitet.







All the contents on this site are copyrighted ©.