2009-05-15 16:14:50

Takimet e Papës në Patriarkatin greko-ortodoks dhe armeno apostolik: ndarja e të krishterëve është trup, të dyfishojmë impenjimin për bashkimin e plotë.


(15.05.2009 RV)RealAudioMP3 Dy takime të rëndësishme ekumenike karakterizuan ditën e fundit të qëndrimit të Benediktit XVI në Jeruzalem. Papa shkoi sot paradite, fillimisht në Patriarkatin greko-ortodoks, ku u prit nga Patriku Teofil III dhe krerët e bashkësive të krishtera në Tokën Shenjte. Ndërsa, pas vizitës te Varri i Krishtit, në Kishën patriarkale të Armenëve apostolikë, që kryesohet nga Patriku Torkom Monukian.
“Bashkimi” ndërmjet të krishterëve lind nga e njëjta trashëgimi feje, ndërsa “turpi” u shkaktua nga prishja e atij bashkimi, që para njëmijë vjetësh. Më e fortë akoma, është vetëdija se Shpirti i Shenjtë i shtyn Kishat e ndara drejt “pajtimit” të plotë. Më këto bindje, iu drejtua Benedikti XVI krerëve të bashkësive të krishtera në Tokën Shenjte. Greko-ortodoksët janë rreth 40 mijë, të përhapur në Izrael, Jordani e Çisjordani. Papa u ndal mbi përgjegjësinë për shpalljen e Ungjillit, që vjen nga ndikimi i Shpirtit të Shenjtë të Krishtit mbi apostujt:
“In that breath, through the redemption that unites…
Në atë frymë, përmes shëlbimit që bashkon, qëndron misioni ynë! Prandaj, nuk është për t’u çuditur, se pikërisht në praninë e dëshirës sonë të flaktë për t’u çuar Krishtin të tjerëve, për ta bërë të njohur mesazhin e tij të pajtimit, ne eksperimentojmë turpin e ndarjes”.
Fjalë e rëndë e Papës, i cili nënvizoi se për të krishterët e sotëm, jo vetëm që nuk ka ndryshuar detyra për të shpallur pajtimin e Krishtit, por edhe ajo për të arritur në unitetin e Kishës:
“We shall find the strength to redouble our efforts…
Ne duhet të gjejmë forcën që ta dyfishojmë impenjimin për të përsosur bashkimin, për ta bërë të plotë, për t'i dhënë dëshmi të përbashkët dashurisë së Atit, i cili dërgon Birin, që bota ta njohë dashurinë e Tij për ne”
Për vlerësimin e gjendjes aktuale të marrëdhënieve ekumenike, Papa u nis nga historia e nga përqafimet, “me domethënie të madhe simbolike”, që në të kaluarën në Jeruzalem patën shkëmbyer Papa Pali VI dhe Patriku ekumenik Atenagora, si edhe, jo shumë vjet më parë, Gjon Pali II e Patriku Diodoros. Edhe prania e Patrikut ekumenik Bartolomeu I në Sinodin e Ipeshkvijve në Vatikan, tetorin e kaluar, ishte shenjë e qartë bashkimi më të fuqishëm ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, theksoi Benedikti XVI. Këtë bashkëpunim, që vihet re në punimet e Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për Dialogun teologjik, Papa ua uroi edhe bashkësive të krishtera në Tokën Shenjte. Kjo, nënvizoi, do të ndikojë për mirë në shoqëri:
“I pray that the aspirations of the Christians of Jerusalem…
Lutem të kuptohet se aspiratat e të krishterëve të Jeruzalemit janë në sintoni me aspiratat e të gjithë banorëve, pavarësisht nga feja e tyre: ata duan një jetë të shënuar nga liria fetare e nga bashkekzistenca paqësore, dhe – në veçanti për brezat e rinj – nga mundësia për arsim e punë, nga perspektiva e strehimit të përshtatshëm dhe e rezidencës pranë familjes, e nga mundësia për të përfituar prej qëndrueshmërisë ekonomike e për të kontribuar në të”.
Aktin e parafundit, para se të shkonte në aeroportin e Tel Avivit, për fjalimin e lamtumirës, Papa e përjetoi pranë Patrikut të moshuar armeno-apostolik, Torkom Manukian, lindur në Irak 90 vjet më parë. Disa qindra besimtarë e pritën me përzemërsi Atin e Shenjtë në Kishën e lashtë patriarkale të Shën Jakut, “zemra” e bashkësisë së armenëve apostolikë në Tokën Shenjte, ku ata numërojnë 10 mijë vetë:
“Our meeting today, characterized by an atmosphere…
Takimi ynë i sotëm, i karakterizuar nga atmosfera e përzemërsisë dhe e miqësisë, është një hap i mëtejshëm në rrugën drejt bashkimit, që Zoti dëshiron për të gjithë dishepujt e vet. Në dhjetëvjeçarët e fundit, kemi eksperimentuar, falë Hyjit, rritjen domethënëse të marrëdhënieve ndërmjet Kishës Katolike e Kishës Apostolike Armene”.
Një Kishë, për të cilën Papa vuri në dukje si historinë e shkëlqyer, ashtu edhe impenjimin e vendosur në dialogun teologjik, me katolikët dhe me ortodoksët:
“This dialogue, sustained by prayer…
Ky dialog, i mbështetur nga lutja, ka bërë hapa përpara në kapërcimin e keqkuptimeve të së kaluarës dhe premton shumë për të ardhmen… Ia besojmë sëbashku punimet e Komisionit të Përzier, Shpirtit të dijes e të së vërtetës, që të sjellë fryte të begata për shtimin e bashkimit të të krishterëve e për shpalljen e Ungjillit ndër burrat e gratë e kohës sonë”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.