Papa në Nazaret: Shteti ta ndihmojë misionin e pazëvendësueshëm të familjes në shoqëri!
Të pranishëm në Meshë, 45 mijë vetë.
(14.05.2009 RV)Në skenën e shkëlqyer
të Malit të Greminës në Nazaret, që hapet si amfiteatër mbi kodrat e Galilesë, Papa
kryesoi Meshën në përfundim të Vitit të Familjes, organizuar nga Kisha katolike në
Tokën Shenjte. Ishte takimi më i madh i të krishterëve të këtyre viseve në historinë
e kohëve të fundit. Mali, ku u kremtua Mesha, ndodhet 2 kilometra në jug-lindje të
Nazaretit. Sipas traditës së krishterë, që pasqyrohet në Ungjillin e Shën Lukës, judenjtë
e sollën Jezusin këtu për t'ia thyer qafën në greminë. Po ai kaloi mes tyre e vijoi
rrugën e vet. E këtu Benedikti XVI kremtoi ritin, në përfundim të të cilit bekoi
gurët e parë të Qendrës Ndërkombëtare të Familjes, të Parkut përkujtimor ‘Gjon Pali
II’ dhe të Universitetit ‘Papa Benedikti XVI’. Në homelinë e Meshës pohoi me forcë
se familja ka një mision të pazëvendësueshëm në shoqëri e se duhet ndihmuar nga shtetit.
Pastaj theksoi: “This stage of my pilgrimage, I am confident, will draw the
whole Church’s attention to this town of Nazareth.. Shpresoj se kjo
etapë e shtegtimit tim do të tërheqë vëmendjen e mbarë Kishës drejt qytetit të Nazaretit.
Të gjithë kemi nevojë – siç pati thënë Pali VI – të rikthehemi në Nazaret, për të
kundruar rishtas heshtjen e dashurinë e Familjes Shenjte, model për jetën e të gjitha
familjeve”. Këtu – vijoi Papa - sipas shembullit të Marisë, të Jozefit
e të Jezusit, mund ta vlerësojmë edhe më shumë shenjtërinë e familjes e cila, në planin
e Hyjit, bazohet në besën që një burrë e një grua i japin njëri tjetrit për ta kaluar
bashkë gjithë jetën. Ky premtim për besnikëri të përjetshme kurorëzohet nga pakti
bashkëshortor e nga dëshira për të krijuar jetë të reja, që janë dhuratë e Zotit.
Sa nevojë kanë burrat e gratë e kohës sonë për ta ripërvetësuar këtë të vërtetë themelore,
që është në bazë të shoqërisë e sa rëndësi ka dëshmia e çifteve të martuara, për formimin
e ndërgjegjeve e për ndërtimin e qytetërimit të dashurisë: “As we reflect
on these realities here, in the town of the Annunciation... Ndërsa
reflektojmë mbi realitete të tilla në qytetin e Lajmërimit të Zotit – tha
në vijim Papa - nuk mund të mos mendojmë për Marinë ‘hirëplote’, Nënën e
Familjes Shenjte e Nënën tonë”. Ajo na kujton se e kemi për detyrë
ta njohim e ta respektojmë dinjitetin e grave, si edhe karizmat e talentet e tyre
në vatrën familjare e në shoqëri. Lidhur me misionin e Jozefit,
Benedikti XVI nënvizoi: “…he saw how authority placed at the service of
love ... ... ai e dinte se autoriteti i vënë në shërbim të dashurisë,
është pambarimisht më i frytshëm se forca e njeriut, që kërkon të sundojë”. Foli
për jetën familjare të Jezusit, më pas, Ati i Shenjtë, duke kujtuar se edhe fëmijët
kanë një rol të posaçëm për shenjtërimin e prindërve të tyre. Ndërsa për tensionet
e kaluara ndërmjet të krishterëve e myslimanëve në Nazaret, nënvizoi se të gjithë
duhet t’i kundërvihen forcës shkatrrimtare të urrejtjes e të paragjykimit, që vrasin
shpirtin, para se të vrasin korpin. Në përfundim të homelisë, Papa kërkoi, plot
besim, ndërmjetësimin e Marisë, Zonjës së Shtëpisë së Nazaretit, Nënës të të gjithë
besimtarëve: “Let it be done to me according to your word” (Lk 1:38). “U
bëftë mbi mua si është fjala jote". Zoja Nunciatë, që ia hapi plot guxim zemrën planit
të Zotit e u bë Nënë e të gjithë besimtarëve, na priftë e na mbrojtët me lutjen e
saj. Nxjerrtë për ne e për familjet tona hirin t’i hapim veshët për të dëgjuar fjalën
e Zotit. Kjo fjalë na përforcon në fe e na frymëzon të marrim vendime të guximshme,
që i shtyjnë hapat tonë në rrugën e paqes”.