2009-05-14 18:31:07

Gjatë vizitës në Shpellën e Lajmërimit të Zojës, Papa dhuroi një llambë kushtore


(14.05.2009 RV) Para se të lutej sëbashku me vëllezërit e tij në fe, Benedikti XVI bëri një vizitë në Shpellën-shtëpi të Familjes Shenjte, vend që na jep shpresën e sigurinë se Zoti do të vazhdojë të veprojë në histori, për të arritur ndoshta objektiva, që u duken të pamundura llogarive njerëzore. E do ta bëjë gjithnjë, pa u imponuar, siç e shpjegoi Papa në Mbrëmësoret e sotme, por duke pritur “po”-në tonë, ashtu siç priti “po”-në e Marisë. Benedikti XVI dhuroi një llambë kushtore prej argjendi, e realizuar me tri engjëj, tri stema të Atit të Shenjtë, me nënshkrimin Ave Maria, të përsëritur tri herë.








All the contents on this site are copyrighted ©.