2009-05-14 13:30:04

Atë Picabala: i rëndësishëm takimi i Papës me Netaniahun.


(14.05.2009 RV)Rojtari i Tokës Shenjte, françeskani Atë Pierbatista Picabala, në mikrofonin e të dërguarit tonë, Roberto Piermarini, e konsideron shumë të rëndësishëm takimin e Papës me kryeministrin izraelit Netaniahu:

Pyetje: - Pritet me shumë interes në Tokën Shenjte takimi i Papës me kryeministrin Netaniahu. Pse? Ç’kërkon Kisha?

Përgjigje: - Takimi me kryeministrin ka shumë rëndësi, sepse nuk është thjeshtë takim mirësjelljeje, por edhe operativ, në kuptimin se pritet të diskutohet mbi disa çështje të rëndësishme. Nuk mund të them me saktësi cilat probleme, por mendoj se janë ato, që na shqetësojnë më shumë: çështja e vizave për rregulltarët, bashkimi i familjeve e kështu me radhë. Janë probleme konkrete, specifike, që jam i sigurt se do të preken. Nuk presim përgjigje përfundimtare, por besojmë se biseda do të shërbejë si shtytje për zgjidhjen e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.