2009-05-13 18:09:58

Udhëtimi XII Apostolik i Benediktit XVI. Sot në Betlehem


(13.05.2009 RV)RealAudioMP3 Dita e gjashtë e vizitës së Benediktit XVI në Tokën Shenjte. Papa ndodhej në Betlehem, vendi i lindjes së Krishtit, djepi i shpresave të gjithë njerëzimit për Shëlbim. Cili ishte aktiviteti i tij i sotëm, ku shkoi e kë takoi, e tha vetë Ati i Shenjtë në ceremoninë e lamtumirës:
“…pata gëzimin të kremtoj Meshën me një numër të madh besimtarësh në vendin ku lindi Jezu Krishti, drita e kombeve dhe shpresa e botës. Pashë kujdesin për fëmijët në Spitalin e fëmijëve të Karitasit. Me ankth, pashë gjendjen e refugjatëve, të cilët, si Familja Shenjte, janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. E pashë murin e ndërtuar në territoret tuaja, që ndan të afërmit e familjet, rrethon kampin e fsheh shumë nga Betlehemi”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.