2009-05-13 17:18:50

Territoret Autonome Palestineze


(13.05.2009 RV)Këto territore përfshijnë dy entitete gjeografike, të ndara nga 30 kilometra territori izraelit: Çisjordaninë (West Bank), që kufizohet me Izraelin e me Jordaninë, dhe Rripin e Gazës, që kufizohet me Izraelin e Egjiptin. Entiteti u njoh nga OKB-ja pas Marrëveshjeve të Oslos ndërmjet Izraelit e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (28 gusht 1993), pas një procesi tejet të gjatë bisedimesh të fshehta, nën drejtimin e diplomacisë norvegjeze. Territoret qeverisen nga Autoriteti Palestinez, me seli në Ramallah, Çisjordani. Presidenti i Autoritetit Palestinez është Mahmud Abaz, mandati presidencial i të cilit ka përfunduar që më 15 janar 2008, por është shtyrë për një vit.







All the contents on this site are copyrighted ©.