2009-05-12 15:01:41

Sheshi i Xhamive


(12.05.2009 RV)Sheshi i Xhamive, i njohur edhe si Al-Hàram Ash-Sharìf (rrethimi fisnik i shenjtë, në arabisht) është një rrafshinë artificiale në formë trapezi (gjatësia 462-491 m, gjerësia 281-310 m), që zë një të gjashtën e sipërfaqes së Qytetit të Vjetër. Zona është tri herë e shenjtë: hebrenjtë e mbajnë si vendin e episodit të Abrahamit e të Isakut dhe si vendin e Tempullit të Salomonit; myslimanët e konsiderojnë si vendi i tretë i shtegtimeve, pas Mekës dhe Medinës; së fundi, për të krishterët është vendi i profecisë së Krishtit për shkatërrimin e Tempullit të Jeruzalemit. Në shesh ngrihen dy xhami të mëdha (Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa) me vende të tjera të shenjta me minare, shatërvane e galeri. Tek sheshi mund të arrihet përmes tetë shkallëve, në majë të të cilave ndodhen harqe që quhen Mauazìn (peshore në arabisht): aty, sipas fesë islamike, do të varen peshoret për të matur shpirtrat, ditën e Gjykimit të Mbramë.
Kupola e Shkëmbit (Qubbet As Sakhra, në arabisht) është monumenti më i lashtë islamik në Tokën Shenjte. Xhamia e parë, e ndërtuar në vitin 640, u zëvendësua në vitin 687 nga vendi aktual i kultit, me bukuri të pakrahasueshme. Në shekullin XII shndërrohet nga kryqtarët në kishë me emrin Templum Domini, e prej këndej e ka origjinën urdhëri kavaleresk i Templarëve. Tempulli i kthehet kultit mysliman me Salahedinin, në vitin 1187. Ndërtesa është tetëkëndëshe; të gjitha anët kanë dekorime të çmuara, pjesa e fundit në mermer shumëngjyrësh, maja me pllaka majolike arabeske. Materiali i ndërtimit vjen nga shtëpi e kisha të mëparshme, bizantine dhe romake. Brenda, xhamia është e pasur me piktura e fraza të Kuranit, shkruar me ar, pas pasqyrime të natyrës, pasi Islami është ikonathyerës. Dyshemeje, me pllaka meremeri, mbulhet nga tapete të çmuara persiane. Në qendër të ndërtesës ngrihet Shkëmbi i Shenjtë, mbi të cilin është lutur Muhameti para se të ndërmerrte udhëtimin e tij drejt Qiellit, e mbi të cilin do të bien trumpetat në Ditën e Gjykimit të Mbramë. Kupola që mbulon Shkëmbin nga sipër mbahet nga 12 kolona të gjata, prej mermeri shumëngjyrësh. E formuar nga dy qemerë druri të vendosura njëra mbi tjetrën, kupola është e veshur nga jashtë me alumin të larë me ar. U la me ar në vitet ’90 nga mreti jordanez hussein. Brenda, tavani është i veshur krejtësisht me një mozaik me sfond të artë.
Xhamia Al-Aksa (më e largëta, në arabisht), sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa është e fillimit të shekullit VIII; shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete, bëhet seli i Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtuar dhe i rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit bëri një tavan të ri dhe Musolini i Italisë dhuroi kolonat prej mermerit të famshëm të Karrarës. Në vitin 1966 u restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Shesh ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)







All the contents on this site are copyrighted ©.