(12.05.2009 RV)Kisha e Jeruzalemit u ngrit në seli patriarkale me Koncilin
e Kalçedonisë (541). Me ardhjen e Islamit, bashkësia e krishterë u zvogëlua dalëngadalë
dhe Patriarkati, i dobësuar, i kërkoi mbështetje Kishës më të fuqishme të Kostandinopojës.
Kur Bizanci, në gjysmën e parë të shekullit XI, kaloi përfundimisht me skizmatikët,
edhe Kisha e Jeruzalemit e ndoqi pas. Kur kryqtarët hynë në Jeruzalem, në vitin 1099,
gjetën një seli patriarkale vakante, pas vdekjes së Patrikut grek Simeon, në Qipro
ku ishte strehuar. Atëherë u emërua Arnuli, Patriku i parë latin. Patrikët latinë
ndoqën njëri-tjetrin në Jeruzalm deri në vitin 1187, më pas u transferuan në Akri
deri në rënien e qytetit në vitin 1291. Nga ajo datë, Selia patriarkale u bë titullare,
deri në rivendosjen si Seli rezidenciale nga Piu IX (Nulla celebrior, 23 korrik 1847).
Më 17 prill 1848, Patriku Xhuzepe Valerga hyri në formë solemne në Varrin e Krishtit,
Katedrale e Patrikëve të Jeruzalemit. Që nga ajo ditë janë ulur në atë fron gjashtë
Patrikë të tjerë: Imzot Vinçenc Brako (1873-1889), Imzot Luigj Piavi, ofm (1889-1905),
imzot Filip Kamasei (1907-1919), imzot Luigj Barlasina (1920-1947), Imzot Albert Gori,
ofm (1949-1970), imzot Xhakomo Beltriti (1970-1987), Imzot Mishel Sabah, emëruar nga
Papa Gjon Pali II dhe shuguruar prej tij në Bazilikën e Shën Pjetrit më 6 janar 1988.
Patriku aktual është Fuad Tual, që nga 21 qershori 2008.