2009-05-12 11:31:44

Lutja e Benediktit XVI në Murin e Lotëve


(12.05.2009 RV)Në copën e letrës që Papa Benedikti XVI vendosi te Muri i Lotëve në Jeruzalem, është shkruar kjo lutje:

O Zot i të gjitha kohërave,
gjatë vizitës sime në Jeruzalem, në “Qytetin e Paqes”,
banesë shpirtërore e hebrenjve, kristianëve e myslimanëve,
sjell para Teje gëzimet, shpresat dhe aspiratat,
sprovat, vuajtjet dhe dhimbjet e popullit Tënd në të gjithë botën.
Hyj i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit,
dëgjoje thirrjen e fatkeqëve, të tremburve, të dëshpëruarve;
çoje paqen Tënde mbi këtë Tokë Shenjte, mbi Lindjen e Mesme,
mbi krejt familjen njerëzore;
tundi zemrat e të gjithë atyre që thërrasin emrin Tënd
që të ecin me përvujtëri në rrugën e drejtësisë e të mëshirës.
“I mirë është Zoti për ata që shpresojnë në Të,
për shpirtin që e kërkon” (Vaj 3:25)
 







All the contents on this site are copyrighted ©.