2009-05-12 16:15:33

Benedikti XVI Kryerabinëve: hebrenjtë e të krishterët, të bashkuar në mbrojtje të jetës, të familjes e të lirisë fetare.


(12.05.2009 RV) RealAudioMP3 Veprimtaria e dytë e paradites së Papës, ishte vizita në Murin e Lotëve dhe, sipas traditës, vuri një copë letre, ku ishte shkruar kjo lutje:

“O Zot i të gjitha kohërave,
gjatë vizitës sime në Jeruzalem, në “Qytetin e Paqes”,
banesë shpirtërore e hebrenjve, kristianëve e myslimanëve,
sjell para Teje gëzimet, shpresat dhe aspiratat,
sprovat, vuajtjet dhe dhimbjet e popullit Tënd në të gjithë botën.
Hyj i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit,
dëgjoje thirrjen e fatkeqëve, të tremburve, të dëshpëruarve;
çoje paqen Tënde mbi këtë Tokë Shenjte, mbi Lindjen e Mesme,
mbi krejt familjen njerëzore;
tundi zemrat e të gjithë atyre që thërrasin emrin Tënd
që të ecin me përvujtëri në rrugën e drejtësisë e të mëshirës.
“I mirë është Zoti për ata që shpresojnë në Të,
për shpirtin që e kërkon” (Vaj 3:25”.)

 
Më pas u takua me kryerabinët e Izraelit, në qendrën Heshal Shlomi. Benedikti XVI nënvizoi progresin në dialogun ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kryerabinatit:
“Jews and Christians alike are concerned to ensure respect…
Hebrenjtë e të krishterët - pohoi - interesohen njëlloj për sigurimin e shenjtërisë së jetës njerëzore, për mbrojtjen e familjes, edukimin e vlefshëm të të rinjve, lirinë e fesë e të ndërgjegjes në shërbim të ndërtmit të një shoqërie të shëndoshë”
Këto tema të dialogut përfaqësojnë vetëm fazën fillestare të progresit, që shpresojmë”.
Si foli edhe për qëndrimin e përbashkët kundër relativizmit moral, Papa nënvizoi:
“Today I have the opportunity to repeat that the Catholic Church is irrevocably…
Sot kam mundsinë të përsëris se Kisha katolike impenjohet në mënyrë të prerë në rrugën e hapur nga Koncili II i Vatikanit për pajtim të vërtetë e të qëndrueshëm të të krishterëve me hebrenjtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.