2009-05-10 18:01:39

Shenjtorët e javës sipas kalendarit kishtar


(10.09.2009 RV)Sot është e diela e pestë e kohës së Pashkëve. Kisha Katolike përkujton edhe të Lumin Antonio nga Norça, françeskan, Shën Jordianin, martir, shenjtorët Kuarto e Kuinto, martirë, shën Jobin. Në Ungjillin e sotëm, Krishti thotë: “Unë jam vreshti i vërtetë e Ati im është vreshtari”.

Nesër, më 11 maj festohen shën Antimi martir e Shën Françesku i Jerome. “Kush pranon urdhërimet e mia dhe i ndjek, ai më do” – thotë Jezusi.

Të martën, 12 maj, Kisha Katolike përkujton shenjtorët Nereo dhe Akileu, martirë si edhe shën Pankracin martir. “Ju lë paqen, ju jap paqen time”: janë fjalët e Krishtit, që i sqaron dishepujt se paqja e tij nuk është si ajo e kësaj bote.

13 maj, ditën e mërkurë, liturgjia kujton festën e Zojës së Bekuar të Fatimës. Nuk ka asgjë që nuk mund të plotësohet, përmes Lutjes së Rruzares Shenjte.

Të enjten, më 14 maj, festojmë shën Matinë Apostull. “Gjithçka kam dëgjuar nga Ati, jua kam bërë të njohur juve” – u tha Jezusi apostujve të vet.

Të premten, më 15 maj, Kisha përkujton shën Izidorin, bujk e shën Torkuatin, ipeshkëv. Ungjilli i ditës na vë përpara urdhërimin e dashurisë të lënë nga Jezusi: “Duajeni njëri-tjetrin si ju kam dashur unë juve”.

Fundi i javës, e shtuna, 16 maj, na kujton festën e shën Aleksandrit, ipeshkëv i Jeruzalemit e martir, si edhe të shën Ubaldit, ipeshkëv i Gubios. Jezusi u thotë dishepujve se nuk janë të kësaj bote dhe u paralajmëron se do t’i persekutojnë për shkak të fesë së tyre.

E diela, 17 maj, e gjashta e kohës së Pashkëve, është edhe festa e Shën Viktorit martir dhe e shën Pashk Bajlonit, françeskan, Pajtor i Shoqatave eukaristike.







All the contents on this site are copyrighted ©.