2009-05-10 17:53:38

Atë Lombardi nga Toka e Shenjtë flet për “Shpresë e paqe”.


(10.05.2009 RV)“Shpresë e paqe” titullohet editoriali i sotëm i Atë Federiko Lombardit për të përjavshmen e Qendrës Televizive të Vatikanit:

“Të gjithë të jemi njerëz të shpresës. Të gjithë, të vendosur në dëshirën e në përpjekjet tona për paqen!”. Me këto fjalë Benedikti XVI mbyllte mesazhin e tij të shkurtër duke përfunduar audiencën e përgjithshme, në prag të nisjes për udhëtimin drejt Tokës Shenjte. Shpresë e paqe: nuk mund të përmblidhej më mirë shpirti që e frymëzon këtë shtegtim.
Shtegtim, që nis me shikimin mbi Tokën Shenjte nga maja e Malit Nebo e nga vendi i Pagëzimit të Jezusit, për të përshkuar, më pas, nga Betlehemi në Nazaret, etapat e jetës së Zotit, deri në Golgotë, në Varr e në Ringjallje, në Çenakullin e Rrëshajëve.
Feja shoqëron ngjarjet e jetës e të historisë; e di se duhet t’i bëjë llogaritë me Mundimet e me Kryqin, për të fituar jetën. Papa kalon përmes kujtimeve e aktualitetit të tensioneve e të vuajtjeve më dramatike, duke u lutur që Shpirti Shenjt të shërojë, të ndriçojë, të gjallërojë impenjimin e të gjithë njerëzve që punojnë për paqen. Jemi me të në udhën e shpresës e të paqes!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.