2009-05-08 18:32:25

Serbia akuzon Francën se mbron ish-kryeministrin e Kosovës


(08.05.2009 RV)Vazhdon odiseja e ish-kryeministri kosovar Agim Çeku, i akuzuar nga Beogradi për vrasjen e 600 personave, serbë dhe jo shqiptarë, gjatë konfliktit të Kosovës, dhjetë vjet më parë. Me kërkesën e Serbisë, Çeku u përjashtua dje nga territori i Kolumbisë ku gjendej, por nuk u kap nga autoritetet e Beogradit, pasi u nis më parë për në Francë. Sot, ai ka lajmëruar se është në Evropë, pa përcaktuar vendin. Gazeta serbe “Danas” akuzon ministrin e jashtëm francez, Bernard Kushner se e ka fshehur ish-kryeministrin e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.