2009-05-08 11:56:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scheffer në Shqipëri


(08.5.2009 RV)Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer ndodhej sot për një vizitë në Tiranë, ku mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të jashtëm të Kartës së Adriatikut, presidente e radhës e së cilës është aktualisht Shqipëria. Në mbledhje ishin të pranishme përveç Shqipërisë, edhe Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, përfaqësues amerikanë dhe evropianë. Gjatë qëndrimit, Skefer u nderua nga presidenti Bamir Topi me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe nga Universiteti i Tiranës me titullin doktor “Honoris Causa”, për “kontributin e veçantë në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e strukturave euro-atlantike, që mbrojnë vlerat e demokracisë, sigurisë dhe paqen në botë”. Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s prej pak kohësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.