2009-05-08 18:31:53

Kisha në Pakistan: të ndalet dhuna kundër të krishterëve!


(08.05.2009 RV)RealAudioMP3 Terror e dhunë në Pakistan kundër bashkësive të krishtera. Gjatë javëve të fundit janë shumëfishuar sulmet e talebanëve dhe të fondamentalistëve islamikë në dëm të të krishterëve. Në Karaçi, javën e kaluar janë sulmuar familje të krishtera dhe talebanët kanë vrarë një fëmijë. Pak ditë më parë, tjetër krim në një fshat afër Faisalabadit: një vajzë nëntë vjeçare u përdhunua dhe më pas u vra. Për këtë valë të re dhune, intervistuam drejtorin e Komisionit “Drejtësi dhe Paqe” të Konferencës Ipeshkvnore Pakistaneze, atë Emanuel Jusuf Mani:
Besoj se ky grup me orientim taleban nuk është shumë i madh. Duan të imponojnë idetë e tyre në vend. As pjesa më e madhe e myslimanëve nuk është dakord me ta e me veprimtarinë e tyre. Opinioni im personal është se duhet të ndalohen me mjete paqësore, pasi neve na duhet të jetojmë në këtë vend, në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.