2009-05-07 17:02:31

Papa priti në audiencë Presidentin e Salvadorit Saca


(07.5.2009 RV)Pajtimi kombëtar, bashkëpunimi komercial, lufta kundër krimit të organizuar e promovimi shoqëror janë argumentet që u trajtuan sot në Vatikan gjatë takimit të presidentit të Republikës së El Salvadorit, Elias Antonio Saca me Papën Benediktin XVI.
“Gjatë zhvillimit të bisedimeve – pohon deklarata zyrtare – janë marrë në shqyrtim tema të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën e brendshme të El Salvadorit e me aktualitetin ndërkombëtar, duke nxjerr në pah, mes tjerash, impenjimin e Salvadorit në promovimin e bashkëpunimit në fushën komerciale, në luftën kundër krimit të organizuar, në fushën e arsimimit e të emigracionit, si dhe në promovimin shoqëror”. Më tej, “është nënvizuar elementi i marrëdhënieve të mira ndërmjet Kishës e Shtetit, duke uruar një përforcim të mëtejshëm në dobi të përparimit shpirtëror, të pajtimit e të zhvillimit kombëtar” në El Salvador.
Pas takimit me Atin e Shenjtë Benediktin e XVI, presidenti Saca pati një takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kard. Tarçizio Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.