2009-05-07 17:02:45

Dyqind rabinë i urojnë Papës mirëseardhjen në faqet e gazetës “Haaretz”


(07.05.2009 RV)RealAudioMP3 Me rastin e udhëtimit të Papës Benedikti XVI në Tokën Shenjte, 200 rabinë të grupimeve të ndryshme hebraike do të nënshkruajnë një mesazh, i cili do të publikohet në faqet e gazetës izraelite “Haaretz”. Rabinët i urojnë mirëseardhjen Atit të Shenjtë dhe nxisin dialogun ndërmjet hebrenjve e të krishterëve. Nisma është e rabinit Xhek Bemporand, i cili do ta presë Papën në Auditoriumin Notre Dame të Jeruzalemit, të hënën, më 11 maj, për takimin me organizatat për dialogun ndërfetar. Në mesazh citohet Deklarata e Koncilit II të Vatikanit “Nostra Aetate”, publikuar më 28 tetor 1965, kthesë e vërtetë në marrëdhëniet ndërmjet hebrenjve dhe katolikëve. Rabinët konfirmojnë gjithashtu impenjimin e tyre në dialogun ndërfetar dhe në fund i urojnë Papës “Paqja qoftë me ju, shalom”.







All the contents on this site are copyrighted ©.