2009-05-04 17:28:33

Papa Akademisë së Shkencave Shoqërore: të zhduket tragjedia e turpshme e urisë në botë!


(04.05.2009 RV)“Në gjysmën e shekullit të kaluar, pas vuajtjeve të rënda, shkaktuar nga dy luftëra të tmerrshme e nga krimet e pabesueshme të ideologjive totalitare, bashkësia ndërkombëtare fitoi sistemin e ri të ligjit ndërkombëtar, të bazuar mbi të drejtat e njeriut. Por ndërkaq jemi dëshmitarë të një tragjedie tjetër të turpshme: sot një e pesta e botës vijon të vuajë nga uria”.
Këtë pohoi sot Benedikti XVI në fjalimin drejtuar anëtarëve të Akademisë Papnore të Shkencave, kryesuar nga ish-ambasadorja amerikane pranë Selisë së Shenjtë, Meri Ejn Glendon.
Për të siguruar ushqimin e duhur e për të mbrojtur burimet ujore e energjitike - theksoi Benedikti XVI – është e nevojshme që të gjithë liderët ndërkombëtarë të jenë të gatshëm për të dhënë ndihmesën e tyre, duke mbrojtur në radhë të parë, popujt më të varfër të Planetit. Papa mendon se kjo është strategjia më e suksesshme për zhdukjen e pabarazisë shoqërore ndërmjet vendeve e shoqërive të ndryshme e për rritjen e sigurisë globale.
Benedikti XVI i kujton botës se e drejta për jetën dhe liria fetar duhet të jenë në qendër të të drejtave të njeriut e se këto të drejta, ndonëse nuk janë ‘e vërtetë feje’, rrënjën e tyre më të thellë e kanë në pjesëmarrjen e Zotit, që i dhuroi çdo njeriu arsyen e mundësinë për të zgjedhur lirisht rrugën e jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.