Lieberman:vizita e Papës në Tokën e Shenjtë është e një “rëndësie tejet të madhe”
(04.5.2009 RV)Vizita e Papës në Tokën e Shenjtë është një fakt me një “rëndësi
tejet të madhe” e Izraeli është duke bërë ‘përpjekjet maksimale që kjo vizitë të ketë
sukses”. Kështu tha ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman në mbarim të një
takimi në ministrinë e Jashtme të Italisë, homologun Frattini. Vizita e Papës Benediktit
XVI në Tokën e Shenjtë ka një “rëndësi të dyfishtë” , për sa i përket marrëdhënieve
ndërmjet Izraelit e vendeve arabe të moderuara si dhe për dialog ndërmjet dy feve
të mëdha siç janë krishterimi e hebraizmi, një “dialog që të mund të jetë shtytje
për një konfrontim ndërmjet Islamit e Hebraizmit. Vizitës së ardhshme të Atit të
Shenjtë në Izrael, e cila do fillojë nga e premtja e ardhshme më 8 deri më 15 maj,
i atribuohet “një rëndësi e dyfishtë”, shpjegon ministri Lieberman, kreu i së djathtës
nacionaliste, duke folur për “një avancim të mundshëm të marrëdhënieve me Vendet arabe
të moderuara e dialogut ndërfetar ndërmjet feve kryesore të monoteizmit”. “E ne
shpresojmë që ky dialog – nënvizoi ministri i Jashtëm izraelit – të mund të jetë shembull
edhe për një dialog ndërmjet hebraizmit e islamit”.