2009-05-03 13:13:16

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(03.05.2009 RV)Sot më 3 maj, kisha kremtoi të dielën e 4. të Pashkëve e po sot kalendari liturgjik përkujton edhe festën e Shenjtorëve Filipit dhe Jakut të Vogël, apostuj, të Evecit, Aleksandrit e Teodulit, martirë.

Të hënën më 4 maj do të përkujtohen Shën Floriani dhe Shën Antonina martire.

Të martën e ardhshme 5 maj do të përkujtohen Shën Angjelini dhe i Lumi Nunci Sulpricio i Napolit.

Të mërkurën më 6 maj do të kremtohen Shën Marjani e Shën Jaku, martirë.

Të enjtën më 7 maj kalendari kishtar përkujton Shën Florianin, Shën Flavia Domitilen, martire romake; Shën Flavion e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.


Të premtën e ardhshme më 8 maj, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Benediktin e II, papë, Shën Arsenin, diakon të romës dhe Shën Magdalenën e Kanosës.


Të shtunën më 9 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet;


Të dielën e ardhshme më 10 maj, do të kremtohet e diela e 5-të e Pashkëve e po të dielën e ardhshme më 1° maj calendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir; Shën Jobin, Shën Kataldi dhe të Lumin Nikolň Albergatin.







All the contents on this site are copyrighted ©.