2009-05-03 16:45:48

Në Shqipëri vritet parlamentari i opozitës socialiste, Fatmir Xhindi


(03.05.2009 RV)Tronditje në Shqipëri për vrasjen e parlamentarit të opozitës, Fatmir Xhindi, 49 vjeç. Deputeti socialist u godit mbrëmë me kallashnikov nga dy persona ende të panjohur, në sa po parkonte makinën pranë banesës së tij në Roskovec. Deputeti, i goditur nga gjashtë plumba, u mbart me shpejtësi në spitalin më të afërt, por vdiq gjatë rrugës. Vrasja ndodh vetëm dy muaj para zgjedhjeve politike në vend, të caktuara për datën 28 qershor.
Lajmi i vrasjes, me autorë e shkaqe ende të panjohura, mbush plot, me ngjyrime të forta politike, mjetet e komunikimit shqiptar, ku duken edhe disa deklarata të përmbajtura të politikanëve kryesorë, në pritje të zbulimit të shkakut e të shkaktarëve të krimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.